Roberto de Zerbi dhe Garet Sauthgejt janë në garë për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Mançester Junajtid, së bashku me një trajner tjetër të Premier Ligës, nëse Erik ten Hag shkarkohet nga klubi, sipas informacioneve të “ESPN”.
Trajneri holandez aktualisht është duke luajtur sezonin e tij të dytë në stolin e “Old Trafford”, por përballet me një të ardhme të pasigurt me revolucionin “INEOS” të udhëhequr nga miliarderi britanik, Sër Xhim Retklif, i cili po analizon nëse do të emërojë një trajner të ri.
Por “ESPN” raporton se klubi ka hartuar një listë me kandidatët e mundshëm për ta zëvendësuar dhe përveç trajnerit të kombëtares së Anglisë, Garet Sauthgejt, në të, gjenden edhe emri i trajnerit të Brajtonit, Roberto de Zerbi dhe ai i Brentfordit, Tomas Frenk.
PANORAMASPORT.AL