Nga klubi i sapongjitur në Seria A deri te Inter Majemi, 4 pistat për të ardhmen e Pogba

by admin
Spread the love

Paul Poga fitoi gjyqin dhe tashmë dënimi i tij është reduktuar nga 4 vite në 18 muaj për doping. Kështu Pogba mund të rikthehet në stërvitje gjatë janarit, teksa mundësia për të luajtur hapet në mars.

E ardhmja e tij duket larg Juventus dhe pse ka kontratë me bardhezinjtë deri në vitin 2026. Tashmë janë shfaqur dhe pistat e para për klubin e ri të Pogba.

Janë 4 pistat më të përfolura. Në rast qëndrimi te Seria A, klubi i sapongjitur i Komos ka shfaqur interes për shërbimet e tij. Inter Majemi është po ashtu një alternativë, teksa atje do gjente Mesin më shokë.

Një rikthim i mundshëm te Mançester Junajtid është po ashtu alternativë. Po ashtu nuk përjashtohet mundësia e nënshkrimit me një klub të Arabisë Saudite.

PANORAMASPORT.AL

You may also like