Nga 10 në zero, Bellingam ka “harruar” si shënohet për Realin

by admin
Spread the love

Bellingam ka shkuar nga 10 në zero në një vit. Sepse në këtë pikë të sezonit në 2023-2024 anglezi kishte 10 gola midis Ligës spanjolle (8) dhe Champions League (2). Ndërsa në sezonin aktual ai nuk ka shënuar asnjë.

Anglezi mbetet me llogarinë e zëruar dhe jeton në anën tjetër të medaljes pas performancës verbuese në debutimin e tij si lojtar i Realit të Madridit. Në sezonin 2023- 2024 ai e mbylli me 23 gola dhe ishte në garë me Vinicius deri në ndeshjen e fundit për golashënuesin më të mirë të Realit. Ishte finalja e Champions League në të cilën braziliani përmbysi bilancin në favor të tij duke shënuar golin e dytë që vulosi titullin për ekipin e Ançelotit.

Tani duket e ndërlikuar që Bellingam nuk mund t’i afrohet atyre shifrave me të cilat mahniti botën e futbollit. Imazhi i numrit 5 të Realit të Madridit duke festuar golat duke hapur krahët u bë i zakonshëm. “Bernabeu” e ktheu atë në një ritual. Xhuk u prek nga “xhindi” i llambës së Aladinit dhe gjithçka ai prekte e kthente në gol. Tani “xhindi” është kthyer në shishe dhe Bellingam ka “kryqëzuar krahët”, duke mos i hapur me Realin që nga 14 maji, data e golit të tij të fundit me Madridin. Ai qortohet për mungesën e golit.

>

Fakti është se duket se kjo “thatësirë” e shqetëson anglezin, i cili ka nevojë për vitaminën e golit për t’u ndier plotësisht i kënaqur me performancën e tij dhe të mund të shlyejë borxhin ndaj tifozëve të Realit. Dortmundi është mundësia e radhës për mesfushorin anglez të Realit. Në Madrid urojnë tani që vijnë ndeshjet e mëdha, Bellingam mund të zgjohet sërish.

PANORAMASPORT.AL

You may also like