Nëna më ka lënë kur isha një-vjeçe – Shqip

by admin
Spread the love

Pas spektaklit të kaluar, Xheneta Fetahu, ka ndarë një histori të dhimbshme private me banorët brenda.

Modelja shqiptare ka folur për jetën personale, ku thekson se nëna biologjike e kishte lënë kur ishte një-vjeçe e gjysmë.

Më pas, ajo tregon se babai i saj u martua dhe se tani njerka i është bërë si nënë dhe se e do më shumë se gjithçka.

“Nëna ime biologjike na ka lënë, nëna që na ka lindur. Edhe mua edhe binjakun tim. Është ndarë nga babai im, një vit e gjysmë na ka lënë. Babai im u martua kur i kam pasur unë pesë vjet edhe realisht emrin njerkë nuk e meriton por është”, u shpreh ajo.

Mes lotësh, banorja theksoi: “Unë atë e dua më shumë se çdo njeri në botë. Për atë kur preket familja, për mua është zhgl. Unë jam krenare që e kam atë në jetën time. Krejt gjërat i lë për të. Ka shumë shumë prindër të këqinj. Është e rëndë të them si term, por ka”.

>

Xheneta gjatë kësaj kohe u përfshi në tema të ndryshme me konkurrentët e tjerë.

Në ndërkohë, janë bërë nominimet e para në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

You may also like