Në Tetovë u shënua “Dita e Plisit”, u bënë thirrje për bashkim dhe të shmangen përçarjet – VIDEO

by admin
Spread the love

Të veshur me veshje kombëtare dhe plisa në kokë, rreth 100 pjesëmarrës shënuan “Ditën e Plisit” në Tetovë. Manifestimi i organizuar nga shoqata për kulturë “Pellazgët” u mbajt përreth lumit Shkumbin. Organizatori Shefki Selami tha se është koha për bashkim e jo për përçarje, ndërsa të rinjve u bëri thirrje të kultivojnë kulturën dhe trashëgiminë dhe mos ta adhurojnë të huajën.

“Të gjithë vetëm për plisin dhe trashëgiminë tonë në humbje, por koha është tash se na lindin disa përçarje të mëdha, qofshin partiake, qofshin fetare, por unë do të përmendi vetëm një thënie e të madhit Faik Konica, i cili thotë, shqiptarët nuk ndahen në të krishterë dhe muhamedanë, por ndahen në patriotë ose kombëtarë, në të cilin bëjnë pjesë edhe krishterët edhe muhamedanët, por edhe në grupin tjetër, që nuk do ta them si thotë, por do të them në tradhtarë, por edhe në atë grup bëjnë edhe të tjerët”, theksoi Shefik Selami, organizator.

Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Strugë tha se qëllimi i këtij manifestimi është që të ruhet vlera e plisit, si simbol i një populli të lashtë.

“Plisi i ynë identifikon lashtësinë e kombit tonë, identifikon popullin tonë të lashtë dhe do të vazhdojë të mbetet i tillë edhe atëherë kur do t’ia arrijmë qëllimit që edhe UNESCO ta pranojë plisin si vlerë të madhe si vlerë të lashtësisë të popullit tone”, pohoi Agim Krasniqi, konsullata e Kosovës në Strugë.

Ky aktivitet tashmë mbahet tradicionalisht në Tetovë. Kishte edhe përfaqësues nga Komuna, por edhe nga rajoni që kishin ardhur për të shënuar ditën e plisit.

You may also like