Më të përfolura edhe sesa xhaketat zyrtare dhe xhaketat e fryra “bomber” këtë vit janë dhe pardesytë “e makinës”.

Pardesytë “e makinave”, një trend që daton nga fillimi i viteve 1900, shpesh janë të gjata deri te gjuri, një element i krijuar enkas për ta bërë më të lehtë uljen në makinë.

Teknikisht, ato mund të përbëhen nga çdo material, por sot për sot modelet prej pambuku, liri ose leshi janë më të mrekullueshmet.
Një ndër VIP-at që iu bashkua këtij trend-i është dhe supermodelja Kylie Jenner, e cila e kombinoi të sajnë shumë thjesht: me një bluzë të zezë dhe xhinse; duke u dukur yll si ngaherë.

Trendi i këtyre pardesyve po rikthehet këtë vit, kryeshisht me gratë në Paris që janë lidhur veçanërisht me këtë stil.
Mundësitë tuaja për blerjen e trendit të veshjeve të sipërme që Jenner paketoi për Paris janë të pafundme. Shikoni më poshtë për të bërë zgjedhjen tuaj: