Serbia ka marrë një lajm të keq pak pasi mësoi se në kualifikueset e Kupës së Botës 2026-të do të luajë përballë Shqipërisë, Anglisë, Letonisë dhe Andorës.
UEFA e ka dënuar me dy ndeshje pa tifozë Serbinë për shkak të gjuhës së urrejtjes dhe thirrjeve raciste të tifozëve.
Sipas asaj që shkruhet, motivi janë thirrjet raciste dhe diskriminuese, në takimin kundër Zvicrës më 15 nëntor dhe ndaj Danimarkës në Nations League.
Federata serbe, gjithashtu është gjobitur me një shifër që shkon diku tek 173 mijë euro. Kujtojmë se kjo përfaqësuese do të përballet me Shqipërinë, në kualifikueset e Kupës së Botës.