Në Kuvend mbledhje e Grupit Parlamentar Ndërpartiak në mbështetje të Platformës së Krimesë

by admin
Spread the love

Në Kuvend sot është mbajtur mbledhja e parë e Grupit Parlamentar Ndërpartiak (GPNP) në mbështetje të Platformës së Krimesë.

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi theksoi se me këtë tregojmë se edhe si shtet edhe si Kuvend, jemi në tërësi të përkushtuar dhe kemi politikë të njëjtë si aleatët tanë në NATO, se angazhohemi për kthimin dhe ruajtjen e paqes në kontinentin tonë dhe kontribuojmë në mënyrë aktive për ngritjen e vetëdijes globale dhe vendore për situatën në Gadishullin e Krimesë, agresionit të paligjshëm të Rusisë ndaj Ukrainës dhe domosdoshmërisë nga kthimi i integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës.

“Kam dorëzuar nismë për themelimin e këtij Grupi Parlamentar Ndërpartiak, i udhëhequr nga ngjarjet aktuale gjeopolitike në Evropë, rëndësinë e dimensionit parlamentar dhe bashkëpunimi ndërkombëtar”, tha kryetari i Kuvendit Gashi.

Grupi Parlamentar Ndërpartiak për mbështetje të Platformës së Krimesë formohet në prag të samitit të tretë të Platformës së Krimesë në Rigë në fund të këtij muaji, në të cilin siç tha Gashi, kryetarët e Parlamenteve do të fokusohen në mënyrat e ndihmës, mbështetjes dhe rimëkëmbjes së Ukrainës.

Ambasadorja ukrainase Larisa Dir theksoi se vetë vakti për krijimin e një formati të tillë në Parlament e konfirmon mbështetjen e shtetit tonë për Ukrainën.

“Ukrainasit e ndjejnë mbështetjen e Maqedonisë së Veriut që në ditët e para të pushtimit rus në territorin e Ukrainës sovrane.Kjo është ndihmë ushtarake me armë të rënda dhe mbështetje politike”, tha mes tjerash, ambasadorja Dir.

Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski theksoi se kapacitetet e Maqedonisë janë të kufizuara, por se në kuadër të atyre kapaciteteve dhe lidhur me mbështetjen e lartë teknike japim aq sa mundemi mbështetje për forcat e juaja të sigurisë, por edhe lidhur me marrëdhëniet diplomatike dhe aktivitetet dhe komunikimit tonë me bashkëbiseduesit.

“Pse këshillohet pjesëmarrja në këtë platformë të Krimesë sepse problemet me të cilat po përballet Ukraina pas agresionit të kryer nga Rusia nuk janë vetëm probleme të Ukrainës. Ky është problem që sfidon rendin e sigurisë në të gjithë Evropën, mbi parimet e vendosura në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, por gjithashtu mendoj se është uverturë e disa aktorëve ndërkombëtarë që synojnë të sfidojnë rendin ndërkombëtar global dhe të drejtën ndërkombëtare në bazë të së cilës jemi të gjithë të bashkuar dhe funksionojmë në kuadër të KB-së. Prandaj, për mendimin tim, mbështetja për Ukrainën do të thotë mbështetje për ruajtjen e rregullave të së drejtës ndërkombëtare, dhe rrjedhimisht të drejtën e shteteve për përcaktimin e tyre politik, ideologjik dhe aleat, pasi Ukraina e ka këtë të drejtë si dhe shtetet e tjera në botë”, tha Milloshoski.

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e LSDM-së, Jovan Mitreski theksoi se takimi i sotëm përfaqëson vazhdimësi të angazhimeve të kaluara për formimin e grupit të tillë parlamentar para së gjithash i nxitur nga ngjarjet aktuale politike në territorin e Evropës.

“Formimi dhe funksionimi i këtij grupi është shenjë se vendi ynë mbetet i përkushtuar për të shprehur dhe theksuar rëndësinë e mbështetjes parlamentare për dënimin ndërkombëtar të politikës agresive të Federatës Ruse ndaj Ukrainës dhe integritetit të saj territorial”, tha Mitreski.

MARKETING



You may also like