Në Gostivar djali rreh nënën e tij, i shkakton lëndime trupore

by admin
Spread the love

Me datë 20.10.2024, në ora 06:15, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar në rrugën ,,Bregu i Vardarit” kanë privuar nga liria L.M.(19) nga Prilepi, me vendbanim të përkohshëm në Gostivar, i cili është raportuar nga nëna e tij 35- vjeçare, se pas një debati verbal para pallatit ku banojnë e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore të cilat janë konstatuar në Qendrën mjekësore në Gostivar. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
…..
Me datë 20.10.2024 në ora 03:35 në Tetovë, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personin O.S.(23) dhe B.Gj(19) të dy nga Tetova, të cilët karë prishur rendin dhe paqen publike duke gjatë një zënke me njëri-tjetrin. Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tyre do të vijojë parashtresa përkatëse.
…..
Me datë 20.10.2024, në ora 01:45, në rrugën ,,Jordan Zllatanoski” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin L.H.(33) nga Tetova, i cili me sjellje të pahijshme po prish rendin dhe qetësinë publike. Ai është ndaluar në stacionin policorë për veprime të mëtejshme.
……
Me datë 09.10.2024, në ora 21:40, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar, në rrugën ,,Beliçica” në Gostivar kanë privuar nga liria personin L.A.(24) nga fshati Belovisht i Gostivarit, i cili në orën 20:00 në DPB Gostivar është raportuar nga E.R.(24) nga Gostivari se rreth orës 19:05 derisa ka qenë duke ecur në afërsi të parkut, e ka sulmuar fizikisht dhe gjatë sulmit ka përdorur një send të fortë. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
……
Më datë 19.10.2024 në ora 19:40 G.S.(19) nga fshati. Bërvenicë e Tetovës ka raportuar se pas një debati verbal për parkimin e veturave të tyre në oborrin e përbashkët, është sulmuar fizikisht nga kushëriri i tij V.S.. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
…..
Më datë 19.10.2024 ora 18:30 personi O.S. nga Tetova, punëtor në një objekt të shitjes në një qendër tregtare në Tetovë, ka raportuar se tre të mitur nga Zhelina e Tetovës janë kapur në dyqan nga sigurimi gjatë tentativës për të vjedhur rroba. Ata janë ndaluar në komisariat dhe ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës.
…..
Më datë 19.10.2024 në ora 17:35, zyrtarët policorë nga NjP-Mavrovë kanë privuar nga liria personin R.G (54) nga Gostivari, i cili është denoncuar nga M.I.(43) nga Shkupi, se në oborin e viken shtëpis së tij në Hanet e Mavrovës i kishte vodhi drutë për ngrohje. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
……
Më datë 19.10.2024 në ora 14.15 në SPB Tetovë, personi E.B.(33) nga Tetova, i cili me datën 18.10.2024 e ka raportuar si të zhdukur bashkëshorten e tij S.B.(39) ka njoftuar se e ka gjetur dhe se e njëjta kishte shkuar në R. Kroacisë.

>

You may also like