Në cilin restorant shërbejnë qen dhe mace, që të bëjë një rezervim? – Shqip

by admin
Spread the love

Komediani i njohur, Sacha Baron Cohen, u rikthye në rolin e Borat në emisionin e Jimmy Fallon.

Duke qenë se jemi në prag të zgjedhjeve amerikane, Borat [personazhi] ka ndarë mendimin e tij për kandidatët.

Ai gjithashtu i bëri një pyetje komike, kandidatit republikan Donald Trump; duke iu referuar një deklarate që kishte bërë ky i fundit gjatë një debati televiziv.

 

>

“Zotëri Trump, ju thoni se në Ohio, njerëzit po i hanë macet dhe qentë, por në cilin restorant i shërbejnë? A mund të bëjmë rezervime?”, ishte pyetja që Borat ia shtroi kandidatit republikan.

Pasi bëri këtë pyetje, të qeshura pa fund plasën nga publiku në studion e Jimmy Fallon, përfshirë edhe nga vetë moderatori i njohur.

Borat është një personazh tejet i njohur, që ngërthen humorin e zi dhe pyetja që bëri ai, ishte e këtij spektri.

You may also like