Ndeshje interesante në Premier League

by admin
Spread the love

Me ndeshjen Newcastle United- Manchester City fillon xhiroja e gjashtë në Premier League. Është kjo njëra prej ndeshjeve më interesante të fundjavës në futbollin anglez.

Newcastle e Manchester City përballen të shtunën nga ora 13:30, ndërsa fitoren e kërkojnë të dy skuadrat.

Në xhiron e kaluar City barazoi në derbi me Arsenalin. Por goditje dukshëm më e rëndë ishte lëndimi i Rodrit, lojtarit kryesor të skuadrës. Ai nuk do të luajë më këtë edicion.

City është lider me 13 pikë, ndërsa Newcastle ka 10 pikë në pozitën e gjashtë. Dallimi në pikë në kreun e tabelës nuk është i madh.

Newcastle kërkon të reagojë pas humbjes 3:1 që e pësoi fundjavën e kaluar.

Interesante pritet të jetë edhe ndeshja mes Arsenalit dhe Leicester Cityt, që zhvillohet të shtunën nga ora 16:00.

Chelsea takohet me Brightonin, ndërsa Liverpooli nga ora 18:30 është mysafir i Wolverhamptonit.

Të dielën prej orës 17:30 është takimi mes Manchester Unitedit dhe Tottenhamit. Dy skuadrat e mëdha janë në mesin e tabelës, ndërsa kërkojnë fitore për t’iu afruar kreut.

You may also like