Ndërron jetë foshnja 1 vjeçe në Shkup, babai akuzon mjekët që e neglizhuan rastin

by admin
Spread the love

Prindërit, duke parë se iu refuzua trajtimi spitalor, e dërguan në Klinikën e Kozles, nga ku gjendja e foshnjes u përkeqësua dhe vetëm më pas u shtrua në reanimacionin e Klinikës së Fëmijëve.

Këtë për “Slloboden Peçat”, përveç disa punonjësve, e ka konfirmuar edhe babai i vajzës së ndjerë, R.S.

E kemi çuar tri herë në Klinikën e Fëmijëve, gjatë gjithë kohës na kanë thënë, dërgoje në shtëpi, dërgoje në shtëpi, dërgoje në shtëpi. Më pas nga Kozle, ku më kanë mbajtur vajzën, e kanë transferuar në Klinikën e Fëmijëve për shtrim. Sot në mëngjes rreth orës pesë nuk kanë thënë se çfarë po ndodh, nuk kanë dhënë asnjë informacion. Vetëm shoh se është e ndjerë. Me vëllanë ishim tre ditë aty, gjatë gjithë kohës na thanë që është mirë dhe çojeni në shtëpi, nuk ka nevojë ta mbajmë këtu. Unë kam një incizim të mjekut ku e pyes nëse e kishit mbajtur fëmijën tim këtu, do të kishte shpëtim për të dhe ku thotë: “Shpëtim kishte, por nuk u pranua”. Policia ka qenë sot në mëngjes, se kam thyer kompjuterin me kokë në stres të plotë, çfarë presin, të sjellin lule?, tha babai i vajzës së ndjerë 14 muajshe, R.S.

Ai shton se kur të përfundojë autopsia do të nisë procedurat ligjore.

Drejtori i Klinikës Dr. Rexhep Memedi i pyetur nëse janë të sakta informacionet se mjekët e reparteve të tjera të spitalit janë në shërbim në reanimacion, me specialitete të ndryshme dhe nëse kanë trajnim të mjaftueshëm për intubacion dhe procedurat më komplekse për të shpëtuar jetën e fëmijëve, Memedi tha se ka qenë kështu për 20 vjet dhe vazhdimisht kujdes intensiv ishin mjekët e departamenteve të tjera.

“Sot, më 05.10.2024, SPB Shkup ka raportuar se rreth orës 04:50 në Klinikën e Fëmijëve në Qendrën Klinike Nënë Tereza, V.S. (29) nga fshati Goshincë dhe vëllai i tij B.S. (35) nga fshati Goshincë, ka dëmtuar inventarin në spital pasi vajza njëvjeçare e V.S. e cila sipas raportit është sjellë në spital nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore rreth orës 03:45. Po merren masa për zbardhjen e ngjarjes”, shpjegoi MPB.

You may also like