Ndërroi jetë doktor Tefik Alili, një jetë i shërbeu spitalit të Tetovës

by admin

Në moshën 70 vjeçare ka ndëruar jetë anesteziologu i mirënjohur nga Tetova, Tefik Alili.

Alili tërë jetën ka shërbyer fizikisht e moralisht në spitalin e Tetovës sepse përveç gjithash ai ka qenë dera ku ka trokitur çdo anesteziolog i ri. Edhe pse në penzion Alili thuajse çdo ditë ishte në spitalin e Tetovës për të dhënë ndihmë e për të kontribuar.

Tefik Alili iku në amshim por Spitali i Tetovës do të vijoj ta ketë aty sepse doktor Roland Alili, djali i tij me krenari ecën rrugës së babait të vet.

Varrimi i të ndjerrit do të bëhet nesër ( e diel ) me datë 10.03.2024 pas namazit të iqindisë.

You may also like