Nations League/ “Tre Luanët” marrin hak, Haaland e Nusa nderojë “Vikingët” ndaj Sllovenisë

by admin
Spread the love

Ishin padyshim fitore të madhe, sidomos nga favoritët.

“Tre Luanët” e Anglisë kanë shkëlqyer në sfidën e xhiros së 5-të të fazës së grupeve, të UEFA Nations League, teksa kanë marrë “hak” ndaj “Helenëve” grekë, duke i mundur këta të fundit në “zemër” të Athinës, me rezultatin e thellë, 3-0.

Sipari i golave u çel me “bomberin” Ollie Ëatkins që në minutën e 7’-të të sfidës, për t’u vijuar nga një autogol i Vlachomidos e për të “hipotekuar” më pas fitoren e thellë, me një gol të “yllit” të Liverpool, Curtis Jones.

>

Fitore të madhe kanë arritur edhe “Vikingët” e Norvegjisë, të cilët mundën me shifrat e thella 4-1, Slloveninë, me protagonistët absolut që “bomberin” Erling Haaland që shënoi një gol e asistoi një tjetër, dhe “ylli” i Club Brugge, Ansgar Nusa shënoi një dopietë në minutat 4’ e 46’. Për të plotësuar “pokerin” mendoi “fantazisti” Jens Hauge, ndërsa golin e nderit për vendasit e shënoi Benjamin Sesko.

Në sfida të tjera të mbrëmjes, Irlanda fitoi 1-0 ndaj Finlandës, ndërsa Maqedonia e Veriut triumfoi 1-0 ndaj Letonisë për të siguruar ngjitjen në Ligën B të Nations League. /i.m /abcnews.al

You may also like