Te Almeria ndihen të vjedhur. Skuadra e vendit të fundit të La Liga u mund me përmbysje 3-2 nga Real Madrid, në përballjen që zgjati mbi 100 minuta. Lojtarët e Almerias e patën të vështirë të përmbahet pas ndeshjes, duke u shprehur se ndihen të vjedhur pas asaj disfate dramatike.
“Sot na grabitën. Më shqetëson ta them, por këtë vit tashmë ka pasur disa situata. Sot u tejkalua çdo kufi, ishte e pabesueshme. Asgjë më shumë nuk mund të bëhej për të fituar ndeshjen… Disa interpretime, si goli me dorë i 2-2 i Vinicius…” – tha Melero.
I të njëjtit mendim ishte edhe futbollisti tjetër i modestëve spanjoll, Mark Pubill. “Kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer, kaluam në epërsi, por dikush vendosi që ne nuk mund të fitonim” – Theksoi Pubill.
GOAL STANDS! VINICIUS JR HAS MADE IT 2-2! https://t.co/VHmxRgRzmp
— Ben Khalifa🏴 (@BabacarNdir9) January 21, 2024
PANORAMASPORT.AL