MYNIH, 15 shkurt /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për krijimin e një “forcë të armatosur të Evropës” ndërsa i drejtohej sot Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Zelensky i kërkoi Evropës të formësojë të ardhmen e saj në funksion të kërcënimit që buron nga Rusia, si dhe dobësimit të angazhimit të SHBA-së për sigurinë e kontinentit.
“Ka ardhur koha…forcat e armatosura të Evropës duhet të krijohen”, tha ai.
“Trupa të tilla nuk duhet të zëvendësojnë NATO-n, por të nivelojnë kontributet evropiane të mbrojtjes me ato të bëra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai.
“Dje këtu në Mynih, zëvendëspresidenti amerikan, Vance e bëri të qartë. Marrëdhëniet e vjetra – prej disa dekadash – midis Evropës dhe Amerikës po marrin fund”, tha Zelesnky.
“Që tani e tutje gjërat do të jenë ndryshe dhe Evropa duhet të përshtatet me këtë”, tha presidenti ukrainas, duke shtuar se Trump do të reduktonte shpenzimet për mbrojtjen evropiane.
“Evropa ka nevojë për një zë të vetëm, jo për dhjetëra zëra të ndryshëm”, tha Zelensky, duke shtuar se presidenti Trump nuk i pëlqente miqtë e dobët.
“Disa vende në Evropë mund të jenë të frustruar me Brukselin. Por le të jemi të qartë: nëse jo me Brukselin, atëherë me Moskën”, tha ai. //a.i/