MUZIKË – Vdes tragjikisht Liam Payne, ish-këngëtari i ”One Direction”

by admin
Spread the love

BUENOS AIRES, 17 tetor /ATSH/ – Ish-këngëtari i ”One Direction”, Liam Payne u gjet i vdekur, pasi 31-vjeçari ra nga ballkoni i dhomës së tij të katit të tretë, në një hotel në Buenos Aires, tha policia argjentinase, sipas Reuters.

Policia tha në një deklaratë se ata u thirrën në hotelin ”CasaSur”, pasi u njoftuan për një “burrë agresiv që mund të ishte nën efektin e drogës dhe alkoolit”.

”Kur arritën, menaxheri i hotelit raportoi se kishte dëgjuar një zhurmë të madhe nga oborri i brendshëm dhe policia zbuloi se një burrë kishte rënë nga ballkoni i dhomës së tij”, thuhet në deklaratë.

Ndërsa shumë nga detajet rreth rrethanave të vdekjes së tij mbeten të paqarta, Payne kishte folur publikisht për betejat e tij me shëndetin mendor dhe përdorimin e alkoolit për të përballuar presionet e famës.

Vdekja e tij çoi në një derdhje pikëllimi nga yjet dhe fansat e industrisë së muzikës, duke përfshirë ata mes turmës që u mblodhën jashtë hotelit.

>

Aktorja e njohur, Violeta Antier tha se kishte ardhur menjëherë pasi i thanë se Payne kishte vdekur.

“E pashë atë dy javë më parë në një koncert të Niall, një tjetër anëtar i One Direction. Ai ishte atje, e pashë”, tha ajo.

“Ai ishte në rregull”, shtoi Antier.

Payne ndoqi një koncert të 2 tetorit nga Horan në Buenos Aires.

Të dy kishin postuar video së bashku dhe me fansat./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like