Murinjo nuk ndryshon kurrë: Mund të fitoj titullin me Mançester Junajtid, uroj të më japin bonus dhe medalje

by admin
Spread the love

Zhoze Murinjo do të përballet nesër përsëri me Mançester Junajtid, këtë herë si trajneri i Fenerbahçes në Ligën e Europës, Megjithatë, trajneri portugez nuk i harron thumbimet e tij të zakonshme për “djajtë e kuq”, nga drejtimi i të cilëve u largua jo edhe aq miqësisht.

“Nuk jam i lumtur nëse gjërat te Junajtid nuk shkojnë mirë, Unë kam qenë i lumtur atje, kemi fituar Ligën e Europës dhe kemi siguruar një vend të dytë në Premier Ligë. I uroj gjithmonë më të mirën e mundshme”, tha fillimisht Murinjo para gazetarëve.

>

“Më duhet të them se nuk kam menduar për ata as edhe një minutë, pasi nuk kam kohë, pastaj tani është Ten Hag në drejtim. Në të vërtetë, nëse do të dënojnë Sitim, do të kishim ende mundësinë të fitonim atë kampionat. Në atë rast, shpresoj që të më paguajnë një bonus dhe të më dërgojnë një medalje”, tha Murinjo duke iu referuar kampionatit të viti 2018 ku me :djajtë e kuq” u rendit në vendin e dytë, 19 pikë pas Sitit të Guardiolës.

PANORAMASPORT.AL

You may also like