Munishi flet me respekt për Dritën

by admin
Spread the love

Dukagjini është mposhtur nga Drita në shtëpi me rezultatin 0-2.

Pas një serie pozitive, klinasit janë rikthyer te rezultatet negative, ku nuk shijojnë fitore tash e tre ndeshje.

Pas ndeshjes, Ismet Munishi për ‘Art Motion’ tha se kemi humbur me meritë dhe Drita është skuadër kualitative.

“Ndeshjen e kemi përgatitur në mënyrën më të mirë, ne duhet të jemi më cinik, Drita është një skuadër me mjaftë kualitet dhe sot fituan me meritë, i përgëzoi lojtarët për angazhimin dhe luftën, na duhet akoma më shumë kohë për të përgatitur skuadrën”

Në javën e ardhshme, Dukagjini udhëton në Ferizaj për të u përballur me ferizajasit.

You may also like