Mungesa e Mbape te Franca, Deshamp zbërthen situatën: Nuk dëshiron të dalë kundra Realit

by admin
Spread the love

Mungesa e Mbapes te kombëtarja e Francës për ndeshjet e tetorit është një nga çështjet më të përfolura në Francë. Kapiteni u aktivizua me Realin më 5 tetor dhe pse u pengua grumbullimi me Francën, ndërsa preteksti ishte për t’u rikuperuar plotësisht nga dëmtimi.

Është trajneri i Francës, Deshamp, që ka zbërthyer situatën duke ia “faturuar” Realit përgjegjësinë.

“Kilian është në qendër të vëmendjes. Nuk është thjesht çështje për Mbapen, sot duhet t’i shikojmë gjërat më të përgjithshme. Ju nuk duhet të harroni se kjo gjithmonë ka qenë çështje, punëdhënësi është klubi dhe jo federata.

Sigurisht për mua është më i rëndësishmi interesi i lojtarit. E di shumë mirë se ai nuk ka interes për të dalë kundër klubit. Por në një pikë sigurisht, pasi është diskutuar, interesi i lojtari vjen i pari pa e vendosur në vështirësi”, u shpreh ndër të tjera trajneri i Francës.

PANORAMASPORT.AL

You may also like