MPB me detaje për të shtënat me armë në Haraçinë

by admin
Spread the love

Ministria e Punëve të Brendshme konfirmon se mbrëmë ka pasur të shtëna në Haraçinë, në të cilën është plagosur një 42-vjeçar.

“Më datë 22.10.2024 në ora 20:50 në SPB Shkup, nga Kompleksi i klinikave “Nënë Tereza” është raportuar se me plagë të marra në këmbën e djathtë nga arma e zjarrit në zonën e Shkupit është sjellë Q.D (42) nga fshati Haraçinë-Shkup.

Punonjësit e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se rreth orës 20:00 Q.D. është thirrur nga një person që të dalë para derës së shtëpisë së tij, pas së cilës personi ka qëlluar në drejtim të tij.

Në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja armësh. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

MARKETING

>
-->



You may also like