Mourinho “mban” Tiranën në zemër

by admin

Në karrierën e tij ka fituar shumë, por trofeu i ngritur në “Air Albania” në Tiranë mbetet i paharrueshëm.

Kur kanë kaluar vetëm pak javë nga shkarkimi nga pankina e “Verdhekuqve” të Roma-s, portugezi, Jose Mourinho kthehet të flasë për triumfin në finalen e Conference League, ndaj Feyenoord në vitin 2021 të zhvilluar në kryeqytetin shqiptar.

>

“Kujtimet më të bukura në karrierë janë shumë, të bukura dhe të shëmtuara. Nëse më duhet të zgjedh një kujtim të bukur them trofeun e fundit të fituar. Nuk ishte trofeun më i rëndësishëm që kam fituar, por nga dimensionet që përfaqësonte, për gëzim që solli, them Conference League fituar me Roma-n në Tiranë”,- u shpreh “luzitani”.

“Special One” drejtoi Roma-n drejt trofeut të parë europian, por dy sezone më pas u largua nga klubi italian. Ndarja nuk ishte e butë, por gjithsesi, Mourinho është shprehur se do ta kujtojë gjithmonë “aventurën” me skuadrën “Verdhekuqe”.

You may also like