Motta: S’kemi vuajtur kurrë kaq shumë në mbrojtje, por mund ta fitonim ndeshjen

by admin
Spread the love

Thiago Motta analizon barazimin e çmendur 4-4 në derbin italian ndaj Interit.

“Kishim situata të vështira, por arritëm të qëndronim në lojë. Pas golit të katërt, Interi mund të shënonte të pestin, pastaj ne u kthyem dhe mund ta fitonim ndeshjen.

Duhet të analizojmë mirë gjërat, pse ne kemi bërë shumë mirë herë pas here dhe herë kemi vuajtur shumë nga loja e kundërshtarit. Ne mund të përmirësohemi në gjithçka, çdo ndeshje është e ndryshme. Sot, në fazën mbrojtëse, vuajtëm shumë ndaj një skuadre të fortë, nuk na kishte ndodhur kurrë që t’i linim kaq shumë mundësi shënimi kundërshtarit. Ishte një ndeshje e hapur”.

>

Për zgjedhjen për të hedhur në fushë Danilon në vend të Gattit. “Danilo dhe Gatti janë krejtësisht të ndryshëm, ata madje mund të luajnë së bashku. Njëri ka dhënë shumë deri më sot për shkak të përvojës së tij. Unë e shoh Danilon më mirë në qasjen e tij ndaj lojës. Mendoj se Danilo dhe Kalulu u paraqitën mirë. Cabal gjithashtu mund të luajë në atë pozicion, por unë e preferoj atë si mbrojtës i majtë, në bazë të ndeshjeve”.

You may also like