Mot me vranësira të ndryshueshme, paradite me shi të kohëpaskohshëm lokal

by admin
Spread the love

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me shi të kohëpaskohshëm lokal dhe me kushte për paraqitjen e bubullimave të rralla.  Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në vende-vende në pjesët  perëndimore herë pas here erë e fortë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 12, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 20 deri në 26 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite në pjesë të luginës me shi të kohëpaskohshëm. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 23 gradë.

Nga DPHM  paralajmëruan se në ditët në vijim do të mbajë mot i qëndrueshëm dhe relativisht i ngrohtë, përveç  të premten ku do të ketë kushte për shi të kohëpaskohshëm lokal dhe paraqitje të bubullimave të rralla.

MARKETING



You may also like