Mot me vranësira me reshje të përkohshme shiu, vende-vende me erë të përforcuar

by admin
Spread the love

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme shiu, vende-vende me reshje më intensive, të përcjella me bubullima dhe erë të fortë, paralajmërojnë nga DPHM.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 18, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 19 deri në 25 gradë.

Në Shkup me vranësira të pjesshme, pasdite dhe në fund të ditës me reshje të kohëpaskohshme shiu.

Në pjesë të luginës reshjet do të jenë më të shumta, të pasuara me bubullima. Temperatura minimale do të zbresë deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 23 gradë.

MARKETING

-->



You may also like