MOSKË – Rusia gjobit Google me më shumë para’ sa ka e gjithë bota

by admin
Spread the love

MOSKË, 1 nëntor /ATSH/ – Një gjykatë ruse ka gjobitur Google me dy andesilion (një dysh i ndjekur nga 36 zero – shën. i përkth.) rubla për kufizimin e kanaleve të medias shtetërore ruse në YouTube, sipas BBC.

Ndryshe, kjo do të thotë se gjigantit të teknologjisë i është thënë të paguajë 20 000 000 000 000 000 000 000 000 000 000 000 dollarë.

Pavarësisht se është një nga kompanitë më të pasura në botë, kjo është dukshëm më shumë se vlera e Google prej dy trilionë dollarësh.

Në fakt, ai është shumë më i madh se PBB-ja totale e botës, e cila vlerësohet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar të jetë 110 trilion dollarë.

Gjoba ka arritur një nivel kaq gjigant sepse – siç ka theksuar agjencia shtetërore e lajmeve TASS – ajo po rritet me shpejtësi gjatë gjithë kohës.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov pranoi se ai “as që mund ta shqiptojë këtë numër” por i kërkoi “menaxhimit të Google që t’i kushtojë vëmendje”.

Kompania nuk ka komentuar publikisht ose nuk i është përgjigjur një kërkese të BBC për një deklaratë.

>

Media ruse RBC raporton se gjoba në Google lidhet me kufizimin e përmbajtjes së 17 kanaleve të mediave ruse në YouTube.

Ndërsa kjo filloi në vitin 2020, ajo u përshkallëzua pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia dy vjet më vonë.

Kjo bëri që shumica e kompanive perëndimore të tërhiqen nga Rusia, me të bërit biznes atje gjithashtu të kufizuara fort nga sanksionet.

Mediat ruse u ndaluan gjithashtu në Evropë – duke nxitur masa hakmarrëse nga Moska.

Në vitin 2022, dega lokale e Google u shpall e falimentuar dhe kompania ka ndaluar ofrimin e shërbimeve të saj tregtare në Rusi.

Megjithatë, produktet e saj nuk janë plotësisht të ndaluara në vend.

Ky zhvillim është përshkallëzimi i fundit midis Rusisë dhe gjigantit të teknologjisë amerikane.

Në korrik 2022, Rusia gjobiti Google me 21,1 miliardë rubla (310 milion euro) për dështimin për të kufizuar aksesin në atë që e quajti material “të ndaluar” në lidhje me luftën në Ukrainë dhe përmbajtje të tjera./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like