MOSKË – Putin: Sugjerimet e Ukrainës për prodhimin e armëve bërthamore, provokim i pastër

by admin
Spread the love

MOSKË, 19 tetor /ATSH-DPA/- Presidenti rus Vladimir Putin i ka përshkruar sugjerimet e lidershipit ukrainas në lidhje me prodhimin e mundshëm të armëve bërthamore si një “provokim i rrezikshëm”.

Ai tha se çdo hap në këtë drejtim do të provokonte përgjigjen e duhur.

Deklarata e Putint erdhi gjatë një bisede me gazetarë nga të ashtuquajturat vendet BRICS në Moskë.

Ndërsa pranoi se nuk është e vështirë të prodhosh armë bërthamore në botën moderne, ai shprehu dyshime për aftësitë e Ukrainës për ta bërë këtë.

>

“Unë nuk e di nëse Ukraina është aktualisht e aftë për këtë. Për Ukrainën sot, nuk është aq e thjeshtë, por në përgjithësi, këtu nuk ka vështirësi të mëdha”, the Putin.

Putini u përgjigj publikisht për herë të parë ndaj deklaratave të bëra nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Zelensky ka rikonfirmuar kërkesën e tij për anëtarësim në NATO në Bruksel – duke deklaruar se në rast se nuk pranohej në aleancë – vendi i tij nuk kishte asnjë alternativë veç riarmatimit bërthamor për të mbrojtur veten kundër Rusisë.

Megjithatë, Zelenksy u duk se u tërhoq, duke thënë gjatë një konference për shtyp në Bruksel së bashku me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, “Ne nuk prodhojmë armë bërthamore”. / /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like