MOSKË – Kremlini kritikon planin e fitores të Zelensky si diktat nga SHBA-ja

by admin
Spread the love

MOSKË, 16 tetor /ATSH-DPA/- Moska kritikoi sot “planin e fitores” të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për t’i dhënë fund luftës me Rusinë – duke e quajtur si një diktat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se plani zbuloi vullnetin e Uashingtonit që Kievi të luftojë kundër Rusisë “deri në ukrainasin e fundit”.

>

“Nuk e kam parë daljen e Zelensky në parlamentin ukrainas”, tha Peskov, sipas agjencive ruse të lajmeve.

Zëdhënësi tha se fundi i konfliktit do të ishte i mundur vetëm nëse Ukraina e pranonte atë që ai e quajti mungesën e perspektivës së saj.

Zelensky prezantoi sot planin e tij të fitores para ligjvënësve ukrainas, duke kërkuar një pranim të menjëhershëm në NATO dhe leje nga partnerët perëndimorë për të përdorur armë me rreze të gjatë kundër objektivave të Rusisë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like