Momenti i të vërtetës për Liverpulin e Slot, ndeshjet në kalendar i përcaktojnë sezonin

by admin
Spread the love

Arne Slot e ka çuar tashmë Liverpulin në krye të Premier Ligës në muajt e tij të parë në “Anfield”. Por tani, “Reds”-at përballen me një seri të ndërlikuar ndeshjesh në tre kompeticione të ndryshme, që mund të përcaktojnë rezultatin e sezonit të parë të holandezit në Mersejsajd.

arne slot

Slot, me të drejtë ka fituar lëvdata të mëdha për mënyrën sesi e ka menaxhuar skuadrën dhe rezultatet që ai ka marrë pasi trashëgoi ekipin nga trajneri i mëparshëm i Liverpulit, Jyrgen Klop, i cili u largua verën e kaluar pas nëntë viteve ku fitoi çdo trofe. Ishte menduar se ishte një mision i pamundur për të zëvendësuar gjermanin në “Anfield”, por ish-trajneri i Fejnordit e ka shkruar një kapitull historie, duke u bërë trajneri i parë i Liverpulit që fiton nëntë nga 10 ndeshjet e tij të para në të gjitha kompeticionet.

Liverpuli kryeson Premier Ligën, është në raundin e katërt të Kupës Karabao dhe ka fituar dy ndeshjet e para të Ligës së Kampioneve. E megjithatë, duket se jo të gjithë janë të bindur se Liverpuli është pretendenti i vërtetë për Premier Ligën e këtij sezoni, duke përfshirë edhe vetë Slotin, duke pasur parasysh standardin e kundërshtarëve me të cilën është përballur deri më tani. “Kam parë tabelën e ligës dhe thashë ‘OK, me cilat skuadra jemi përballur deri më tani dhe në cilin pozicion janë ato? A janë në pjesën e sipërme apo në fund?’”, tha ai për kalendarin e deritanishëm, i cili ka përfshirë ndeshje kundër Ipsuiçit, Brentfordit, Mançester Junajtidit, Notingem Forestit, Bornëthit dhe Uolvesit.

>

“Unë mendoj se të gjithë ata, përveç Junajtidit janë në gjysmën e fundit të tabelës, kështu që duhet ta keni parasysh edhe këtë. Ka shumë skuadra të vështira me të cilat ende duhet të përballemi dhe pasi të luajmë edhe me ato skuadra, le të shohim se ku do të jemi në klasifikim”. Ndeshjet që do të vijnë kundër Çelsit, Arsenalit, Brajtonit dhe Aston Vilës përpara pushimit ndërkombëtar të nëntorit, do ta rrisin shkallën e vështirësisë, që deri tani, sipas analizës së Optas, e cila bazon forcën e kundërshtarit në vlerësimin e tyre, ka përcaktuar se Liverpuli ka luajtur ndeshjet e katërta më të vështira në këtë periudhë.

Po ta zgjerojmë këtë listë në 10 ndeshjet e ardhshme të të kuqve në kampionat, të cilat përfshijnë ndeshjet kundër kampionëve Mançester Sitit, Njukasëllit, rivalëve të qytetit Evertonit dhe Totenhemit (tre të fundit të gjitha larg shtëpisë), skuadra e Slotit ka ecurinë më të vështirë se çdo ekip i Premier Ligës, duke u përballur me skuadrat që renditjen mesatare këtë sezon e kanë në vendin e tetë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like