Pas rezultateve të fundit zhgënjyese, mes eliminimit në Champions dhe në Kupën e Italisë, si dhe dy humbjeve radhazi ndaj Atalantës dhe Fiorentinës, Tiago Motta u shkarkua nga detyra dhe Igor Tudor zbarkoi në Kontinasa.
Ai zhvilloi edhe stërvitjen e parë në krye të Juventusit, i cili duhet të përgatisë për më pak se një javë sfidën e së shtunës ndaj Xhenoas. Por si ishte dita e fundit e Motës në qendrën stërvitore të Juventusit? Motës shkarkimi iu komunikua ditën e diel dhe në Kontinasa, sipas “La Gazzetta dello Sport”, kur shkoi të mblidhte sendet personale, takoi edhe pasuesin e tij Tudor.
Sipas gazetës, ata u përshëndetën në mënyrë shumë miqësore pa asnjë zemërim. Në ndryshim, heshtja vjen nga dhoma e zhveshjes. Po ashtu, gazeta raporton se disa lojtarë të ekipit, si Lokateli, e kanë përshëndetur trajnerin privatisht, ndërsa nga rrjetet sociale vjen një heshtje e thellë, që u ndërpre vetëm nga Mbangula, i cili shkroi një postim të gjatë në “Instagram”, dhe nga Bremer, i cili publikoi një “story”.
PANORAMASPORT.AL