MOLDAVI – Sandu kryeson në zgjedhjet e parakohshme, por nuk arrin shumicën absolute

by admin
Spread the love

KISHINEV, 21 tetor /ATSH-DPA/-  Në zgjedhjet presidenciale të së dielës në ish-republikën sovjetike të Moldavisë, Maia Sandu ka kryesuar, por nuk ka arritur të sigurojë një shumicë absolute – pas numërimit te më shumë se 96% e votave.

“Sandu mori rreth 41% të votave pas numërimit të rreth 96% të fletëve të votimit”, sipas komisionit zgjedhor.

Ish-prokurori i përgjithshëm Alexandr Stoianoglo, kandidati i Partisë Socialiste e ish-presidentit pro-rus Igor Dodon është renditur i dyti me rreth 27% të votave.

Rezultatet, nëse konfirmohen, do të nxisin një balotazh zgjedhjesh brenda dy javësh. Shifrat aktuale bazohen në rezultate të pjesshme.

Presidentja pro-evropiane Sandu, 52 vjeç, kandidon për një mandat të dytë. Gjithsej 11 kandidatë ishin në garë, duke përfshirë disa që mbështesin mbajtjen e lidhjeve të forta me Rusinë.

>

Moldavia, e vendosur midis Rumanisë dhe Ukrainës, është një vend kandidat për në BE. Një referendum u mbajt gjithashtu të dielën për ndryshimin e kushtetutës dhe përkushtimin për t’u bashkuar me BE-në – me më pak se 2% të votave të mbetura për t’u numëruar.

Me numërimin e gati 97% të fletëve të votimit, Moldavia tha ‘jo’ në votën për anëtarësimin në BE, ndryshe nga sa pritej.

Nëse kjo konfirmohet si rezultati përfundimtar, do të ishte një pengesë e hidhur për Sandu nga Partia pro-perëndimore e Veprimit dhe Solidaritetit (PAS) dhe një fitore për kampin pro-rus.

Votimi po vëzhgohet nga afër nga Brukseli. Komisioni Evropian premtoi 1,8 miliardë euro ndihmë ekonomike për Moldavinë këtë muaj.

Paketa përmbante mbështetje financiare për projektet e infrastrukturës në Moldavi si ura, hekurudha dhe një lidhje rrugore nga Kishinevi në qytetin port ukrainas të Odesës.

BE premtoi gjithashtu t’i japë Moldavisë një akses më të madh në tregun e përbashkët të bllokut. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like