Mobilizohen ambasadat dhe përfaqësitë diplomatiko – konsulare! – Shqip

by admin

DOKUMENTET E UDHËTIMIT

Në mesnatë skadoi afati kalimtar prej pesë viteve, respektivisht dispozita e Marrëveshjes së Prespës, me të cilën ndalohet vlefshmëria e pasaportave dhe dokumenteve për përdorim ndërkombëtar me emrin e vjetër të shtetit.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në një intervistë në emisionin e mëngjesit “Ora e Parë” në Klan Maqedoni tha se bashkëatdhetarët që duan të kthehen në Maqedoni duhet të pajisen me fletudhëtime, të cilat mund t’i marrin nëpër parfaqësitë diplomatike të Maqedonisë së Veriut në shtetet ku jetojnë dhe veprojnë.

“Varianti më i sigurtë për bashkëatdhetarët tanë është të paraqiten nëpër konsulatat tona, përfaqësitë diplomatike në shtetet ku ata jetojnë, të marrin një dokument udhëtimi i cili merret mënjëherë dhe me atë mund të kthehen në shtëpi. Pra mos të rrezikojnë të vijnë në Maqedoni pa caktuar termin për dokumentacione, mirëpo duhet të dinë që dokumentet nuk merren menjëherë sepse ka shumë kërkesa” – tha Bujar Osmani.

Osmani theksoi se tashmë janë mobilizuar ambasadat dhe përfaqësitë diplomatiko-konsulare.

”Ka SOS telefon në ambasadë dhe Ministrinë e Jashtme, por në Gjermani dhe Itali arritëm të bëjm që të punohet dy ndërime pra pasdite deri vonë 20 deri 21:00 dhe në vikend pra të shtunën dhe të dielën që t’ua lehtësojmë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të arrijnë sa më shpejtë dhe lehtë t’i ndërrojnë dokumentet” – tha Osmani.

Letërnjoftimet me emrin e vjetër kushtetues do të vlejnë edhe mëtej, qytetarët mund t`i shfrytëzojnë në territorin e vendit.

E njëjta, nga sot, vlen edhe për lejet e vozitjes me “Republika e Maqedonisë”, pasi dje Kuvendi miratoi ndryshimet ligjore, kurse Presidenti Pendarovski mbrëmë dekretoi ligjin, me të cilin prolongohet afati I lejeve të vozitjeve deri më 31 dhjetor 2024. /tvklan.mk/

You may also like