Mjeku tetovar Ardian Mustafai hap poliklinikë në Gjermani

by admin
Spread the love

Mjeku tetovar Ardian Mustafai është model dhe frymëzim për të gjithë shqiptarët nëpër botë, sepse na tregon se përkushtimi dhe profesionalizmi sjellin rezultate dhe ndihmojnë në forcimin e komunitetit shqiptar kudo që mund të ndodhet.

Së fundmi, Mustafai ka hapur Qendrën e tij Mjekësore në Mülheim an der Ruhr të Gjermanisë dhe do të ofrojë shërbime për Kardiologji, Mjekësi Interne, Mjekësi familjare, Nefrologji dhe Diabetologji. Më poshtë keni detaje për Qendrën në fjalë, të cilat I ka shpërndarë vet mjeku Mustafai me anë të një postimi në Facebook.

“Të nderuar e të respektuar familjarë, miq, shokë, kolegë e dashamirë. Pas një pune disa vjeçare në Gjermani si mjek më në fund prej 1 Tetorit 2024 kam hapur Qendrën time mjekësore për Kardiologji, Mjekësi Interne, Mjekësi familjare, Nefrologji dhe Diabetologji, pra si pronar dhe menaxher gjeneral (Inhaber und Geschäftsführer/CEO). Qendra Mjekësore gjendet në zemër të Industrisë Gjermane mes Duisburg-Düsseldorf-Essen pra në Mülheim an der Ruhr.
Homepage www.medicus360.de i Qendrës Mjekësore do të jetë gati më 1 Janar 2025. Një lajm i mirë për bashkëatdhetarët tanë të shumtë në Gjermani e gjetiu” – njofton Mustafai.

You may also like