Milani shijon fitoren e parë në Champions, Monaco fiton bindshëm

by admin
Spread the love

Skuadra nga Serie A, Milani ka regjistruar fitoren e parë në stinorin e rregullt të Ligës së Kampionëve.

Pas dy humbjeve rresht, Milani triumfoi në xhiron e tretë pasi mposhti Club Bruggen 3:1 të martën mbrëma në stadiumin “San Siro”.

Me këtë fitore, Milani ka tubuar tri pikë sa i ka edhe skuadra belge pas tri ndeshjeve të zhvilluara në forman e ri të Championsit.

Christian Pulishiq (34’) e Tijani Reijnders (61’, 71’) shënuan për Milanin kurse golin e nderit për Bruggen e realizoi Kyriani Sabbe (51’).

>

Ndërkohë, fitoren e dytë në Champions e regjistroi Monaco që tani ka tubuar 7 pikë pas tri ndeshjeve të luajtura dhe nuk di për fitore.

Monaco fitoi 5:1 në shtëpi ndaj skuadrës së Cërvena Zvezdës që nuk e ka asnjë pikë dhe regjistroi humbjen e tretë rresht.

Takumi Minamino (20’, 70’), Breel Embolo (45’), Wilfried Singo (54’) e Maghnes Akliouche (90′) ishin realizatorë për Monacon, ndërsa te Zvezda shënoi Cherif Ndiaye në minutën e 27-të nga penalltia.

You may also like