Milani nxiton t’i rinovojë kontratën portierit Mike Maignan

by admin
Spread the love

Prej katër sezonesh portieri francez, Mike Maignan, është pjesë e Milanit.

“Djajtë” derdhën 15.4 milionë euro në arkat e Lille në verën e vitit 2021, për të siguruar kartonin e “shtatlartit”, teksa vendosën t’i jepnin një kontratë 5-vjeçare, e cila tashmë duket se është pranë rinovimi.

“Gardiani” e mbyll me “gjigantët” e Serie A, në verën e vitit 2026 dhe bordi duket se ka vendosur ta zgjasë këtë marrëveshje, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, te Milan janë gati për të nisur me negociatat, në mënyrë që në gjithçka të jetë gati për t’u nënshkruar në përfundimin e këtij sezoni.

“Nxitimi” i “Djajve” për të “blinduar” Maginan, duket se vjen edhe për shkak se disa nga “gjigantët” e futbollit evropian, si Bayern Munich e Paris Saint-Germain kanë shfaqur interes të lartë për francezin, megjithatë duket se “gardiani” i portës dëshiron të përfitojë nga kjo situatë, teksa i ka kërkuar “Kuqezinjve” shifrën e 6 milionë eurove, me Milan që nuk ofron më shumë se 4.5 milionë euro në sezon dhe pikërisht këtu marrëveshja ka ngecur.

You may also like