Milan, Fonseca: Të penalizuar nga shtyrja e ndeshjes me Bolonjën

by admin
Spread the love

Pasi është arkivuar shtyrja e ndeshjes kundër Bolonjës, pengesa e radhës e Milanit quhet Napoli. Dhe kuqezinjtë do të duhet të përballen me kryesuesit e Serisë A pa të pezulluarit Theo Hernandez dhe Reijnders dhe të dëmtuarin Gabbia.

“Ekipi është stërvitur mirë dhe unë kam besim te lojtarët që do të luajnë në vend të atyre të padisponueshëm” – shpjegoi trajneri i kuqezinjve, Paulo Fonseca në funksion të ndeshjes në San Siro. – Doja të luanim me Bolonjën, shtyrja na ka penalizuar shumë”.

>

“Gara për titullin? Milani është gjithashtu në garë”, shtoi ai. Më pas për Leao: “Rafa ka punuar mirë, nuk ka asnjë çështje. Së shpejti ai do të kthehet në atë që ne të gjithë duam të jetë. Nëse do të luajë nesër? Nuk mund të them…”.

You may also like