Mickoski sfidon Filipçen: Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale

by admin
Spread the love

Kryeministri Hristijan Mickoski ka sfiduar kryetarin e LSDM-së, Venko Filipçe që të ketë zgjedhje parlamentare të parakohshme së bashku me ato lokale.
“Nëse dëshironi të shkojmë në zgjedhje dhe të testohemi. Së bashku me zgjedhjet lokale, mund të shkojmë. Nëse dëshironi menjëherë mund të merremi vesh. Por të mos fundoseni në thellësi, ku po ju dërgojnë”, tha Mickoski, raporton SHENJA.
Mes tjerash, kryeministri i ka thënë liderit të LSDM-së, se ata nuk do t’i arrestojnë natën siç kanë bërë ata
“Por dënimi do të jetë i ashpër. Ndryshimet në Kodin Penal nuk do t’ju ndihmojnë. Më besoni janë me qindra”, tha Mickoski. /SHENJA/

MARKETING

>



You may also like