Mexhiti uron Shqipërinë për hapjen e kapitullit të parë për anëtarësim në BE

by admin
Spread the love

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e RMV-së, Izet Mexhiti ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitullit të parë të negociatave me Bashkimin Europian dhe ka vlerësuar se ky duhet të jetë një motiv për Maqedoninë e Veriut që të vazhdojë përpjekjet politike dhe diplomatike për nisjen e negociatave.

Në emër të Qeverisë të Maqedonisë së Veriut, përgëzoj Shqipërinë për hapjen e kapitullit të parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë dhe kombin shqiptar kudo në botë, dhe një datë e shënuar në historinë moderne të shqiptarëve. 

Hapja e kapitullit të parë negociues është sukses për institucionet dhe udhëheqësit e shtetit shqiptar. Njëkohësisht, ky sukses paraqet një motiv shtesë për vendin tonë që të vazhdojë me përpjekjet politike dhe diplomatike për të nisur negociatat nëpër kapituj për anëtarësim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian.

Si zëvendës kryeministër në Qeverinë e re të Maqedonisë së veriut, i siguroj të gjithë qytetarët se Qeveria do të vazhdojë të punojë me dinamikë të shtuar për të gjetur zgjidhje ndaj kontestit ndërshtetëror me Republikën e Bullgarisë duke miratuar ndryshimet kushtetuese në një afat sa më të shkurtër kohor.

Dëshpërim nuk ka! Procesi europianizues kthim mbrapa nuk ka! Vazhdojmë përpara më fuqishëm, më të vendosur, më të bashkuar së kurrë!

MARKETING

>
-->



You may also like