METEO – Mijëra te evakuuar në Bolonjë pas shirave të dendura në disa pjesë të Italisë

by admin
Spread the love



ROMË, 21 tetor /ATSH-DPA/- Disa mijëra njerëz janë detyruar të evakuojnë shtëpitë e tyre për shkak të shiut të dendur në veri të Italisë.

Në Bolonja dhe zonat përreth, mbi 2 000 banorë e kaluan natën në strehimoret emergjente ose me familjen dhe miqtë. Disa rrugë janë zhytur në ujë dhe një 20-vjeçar vdiq në makinën e tij mes përmbytjeve.

Rajoni Emilia-Romagna, është goditur nga stuhitë që kanë shkaktuar dëme të vlerësuara në disa milionë euro.

Disa pjesë të Italisë jugore, përfshirë Kalabrinë dhe Siçilinë, kanë përjetuar gjithashtu përmbytje në qendrat e qyteteve gjatë ditëve të fundit.

>

Meteorologët parashikojnë një lehtësim të situatës në ditët në vijim. //a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama: Rritja e pensioneve, detyrim dhe sfidë në rrugën drejt Shqipërisë 2030


You may also like