Mesfushori shqiptar përfshihet në 11-shen më të mirë të javës

by admin
Spread the love

Mesfushori shqiptar, Eduard Rroca shënoi një gol fantastik në sfidën që Keçiorengucu zhvilloi në shtëpi ndaj Korum.

Në minutën e 36-të ai kaloi ekip e tij në avantazh 2-1 me një gol “alla-Mesi”.

Një gjuajtje nga goditja e dënimit jashtë zone ka përfunduar në fundin e rrjetës së kundërshtarëve, duke “çmendur” tifozët turq. 

Por në fund miqtë triumfuan me shifrat 2-3.

>

Kujtojmë se ky është goli i dytë për 31-vjeçarin në kampionatin turk në këtë sezon, ku ka luajtur 8 ndeshje.

Ndërkohë ka dhënë edhe një asist.

Falë këtij goli, ai është zgjedhur pjesë e formacionit të javës në ligën e parë turke.

You may also like