Është mbyllur në orën 00:00 merkato në La Liga, që ka parë për protagonistë skuadrat e linjave të dyta. Sepse tre kryesuesit në La Liga, Reali i Madridit, Atletiko e Madridit dhe Barcelona nuk kanë bërë lëvizje të qenësishme.
Laporta y Florentino en la comida pre-Clásico
Madje, dy gjigantët, Reali dhe Barcelona e kanë kolonën e lëvizje zero, qoftë në hyrje, qoftë në dalje.
Për Barcelonën janë cilësuar si “afrime” Dani Olmo dhe Pau Kubarsi, të cilët janë ri-regjistruar në La Liga.
ATLETIK BILBAO
Afrime: Maroan Sanadi (Alavesh)
Largime: Ander Herrera (Boka Xhuniors), Padija (Pumas), Serrano (Sporting)
Mbyllin kontratën: Juri, De Markos, Ander Herrera, De Galarreta, Leke.
ATLETIKO MADRID
Afrime: Nuk ka
Largime: Markos Paulo (I lirë, Boavista-RJ, Brazil)
Mbyllin kontratën: Vitsel, Azpilikueta, Koke, Reinildo
BARCELONA
Afrime: Dani Olmo, Pau Viktor
Largime: Nuk ka
Mbyllin kontratën: Shezni, Injigo Martinez, Gerard Martin, Levandovski.
BETIS
Afrime: Antoni (Mançester Junajtid)
Largime: Asane Diao (Komo), Rui Silva (Sporting), Iker Losada (Selta), Huanmi (Getafe)
Mbyllin kontratën: Bartra
REAL MADRID
Afrime: Nuk ka
Largime: Nuk ka
Mbyllin kontratën: Modriç, Lukas Vaskez, Vajeho
PANORAMASPORT.AL