MEPSO reagon për “lulet”: BDI ka filluar të sulmojë kuadrot e Ziadin Selës

by admin
Spread the love

Nga MEPSO i janë përgjigjur BDI-së në lidhje me akuzat për blerje të luleve në vlerë të 15.000 eurove. Nga kompania thonë se bëhet fjalë për një marrëveshje kornizë nga udhëheqësia e kaluar, e lidhur për një periudhë 12 mujore, që nuk ka obligim për shfrytëzimin e mjeteve. Theksojnë se si ekip i ri menaxhues, vlerësojnë se furnizimi për rregullim hortikulturor nuk është i nevojshëm dhe sigurojnë se nuk do të bëhet asnjë porosi.

“Në panik të madh BDI-ja tanimë ka filluar të sulmojë kuadrot e Zijadin Selës. Furnizimi publik për rregullim hortikulturor është procedurë e shpallur dhe zbatuar nga udhëheqësia e mëparshme e SHA MEPSO dhe përcaktimi ynë është që të mos harxhohet asnjë denarë për këtë shpenzim krejtësisht të panevojshëm. Nevoja për një furnizim të tillë është deklaruar në planin e prokurimeve publike për vitin 2024, ai është publikuar në maj, dhe vendimi për përzgjedhjen e ofertës më të favorshme është marrë në fund të korrikut nga ekipi menaxhues në largim. Meqë procedura ishte në fazën finale, ndërsa të përballur me mundësinë e pasojave juridike, SHA MEPSO e ka nënshkruar të njëjtin. Deri në këtë moment nuk ka asnjë implikim financiar në lidhje me këtë marrëveshje dhe sigurojmë se do të jetë deri në skadimin e marrëveshjes.
Nga aty ftojmë opinionin që të ndjekë realizimin e prokurimit përmes sistemit elektronik për furnizime publike sepse opinioni ka të drejtë të dijë se si janë shpenzuar dhe po shpenzohen fondet e kompanisë që është pronë shtetërore. Ndryshe, ky nuk është shembulli i parë i shpenzimeve të panevojshme të parave nga ekipi i mëparshëm menaxhues nëse dihet se nga buxheti i kompanisë janë harxhuar para për donacione dhe sponsorizime edhe aty ku nuk ka qenë e nevojshme dhe për këtë qëllim është tejkaluar buxheti për rreth 10 milionë denarë”, thonë nga MEPSO.

MARKETING



You may also like