Leçe e Medon Berishës dhe Ylber Ramadanit është mundur në shtëpi me rezultatin 1-2 nga Lacio. Bardhekaltrit kaluan në avantazh në fund të pjesës së parë me anë të Castellanos.
Në minutën e 50-të Leçe barazoi me Tete Morente. Me vendasit që po shpresonin për një pikë, ishte Marusic në minutën e 87-të që i dha tri pikë Lazios.
Këtë sfidë nga minuta e parë e nisi Medon Berisha që luajti 79 minuta dhe u zëvendësua për shkak të një dëmtimi.
Djaloshi i Kombëtares uli në stol Ylber Ramadanin, me këtë të fundit që edhe pse jashtë fushë u ndëshkua me karton të verdhë.