Mediumi i famshëm nga Spanja për Edon Zhegrovën dhe penalltinë: Spektakolare

by admin
Spread the love

Skuadra franceze Lille është në festë pasi që e mposhti sonte me rezultat 1:0 kampionin më fuqi të Evropës, Real Madridin, në takimin e xhiros së dytë të Champions League.

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, në qendër të vëmendjes.

Djaloshi nga Kosova e nxori penalltinë në minutën e 44-të, të cilën David e shndërroi në gol.

Mediumi spanjoll “mara” ka lavdëruar Zhegrovën.

“Lille e ka mbështetur të gjithë lojën e tyre në të djathtë, me Zhegrovën brenda.

Një krosim anësor nga Zhegrova e detyroi portierin Lunin të bënte dy pritje të mira ndaj Davidit. Sidomos e dyta, nga toka, për t’u devijuar mbi shtyllë.

Por në prag të pjesës së parë, një faull afër 16-shit. Zhegrova goditi nga gjuajtja e lirë dhe Camavinga luajti me dorën, spektakolare. Penallti”, shkruan mes të tjera mediumi i famshëm spanjoll “Marca”.

Nga ana tjetër Zhegrova ka thënë: “Përshëndetje të gjithëve, kjo është një ditë historike për ne, jam shumë krenar për ekipin
gjithashtu shumë i lumtur për fitoren, dua t’i falënderoj të gjithë tifozët për mbështetjen”.

You may also like