Media serbe i kapet Xherdan Shaqirit

by admin
Spread the love

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, sa herë që përmenden emrat e tyre, serbët i kap sikleti sepse iu kujtohet kapitullimi i kombëtares së Serbisë në vitin 2018 dhe 2022!

Të dy herët nga kombëtarja e Zvicrës.

Më 22 qershor të vitit 2018 në Kaliningrad të Rusisë, Zvicra me golat e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xahkës e shembën Serbinë duke e mposhtur me rezultat 2:1 dhe e eliminoi nga Kampionatit Botëror. 

Më 2 dhjetor të vitit 2022, në Doha të Katarit goli i Xherdan Shaqiri e çoi në shtëpi Serbinë nga Kampionati Botëror. 

Zvicra e kishte fituar takimin me 3:2.

Pamfleti serb “Kurir” sot ka bërë një shkrim qesharak për Xherdan Shaqirin.

Ky pamflet as vet nuk e di se për çka i kapet Xherdan Shaqirit.

“Futbollisti zviceran, Xherdan Shaqiri është mërzitur me mënyrën se si e ka ekzekutuar goditjen e lirë.

Në ndeshjen ndaj Luzernit, në të cilën ekipi i tij Baseli humbi me rezultat 1:0, ai u përpoq t’ia kalonte topin një shoku të skuadrës, por pati një ngatërresë të madhe dhe ka bërë një nga goditjet e lira më të dobëta ndonjëherë.

Shaqiri gjatë këtij sezoni ka luajtur në katër ndeshje në Kampionatin e Zvicrës. Ai ka arritur në fund të verës në Basel dhe ka kontratë deri në vitin 2027”, shkarravit më tej.

You may also like