Me Qeverinë Kurti nuk mund të blihet një ari tokë me 50 euro, e të shitet 7 mijë – Shqip

by admin
Spread the love

Lëvizja Vetëvendosje, ka adresuar ka adresuar sot kritika ndaj partive opozitare. Partia e kryeministrit Albin Kurti përmes një postimi në Facebook, thotë se PDK, LDK dhe AAK kanë siklet me Qeverinë Kurti, për disa arsye.

Sipas VV-së, sikleti lidhet me atë se me Qeverinë Kurti nuk mund të blihet një ari tokë me 50 euro, e të shitet 7 mijë euro.

>

“Pse gjithë ky siklet me Qeverinë Kurti? Sepse nuk ka më që PDK, LDK e AAK: Me ble 3.52 euro për ari të tokës; Me ble 50 euro një ari tokë publike e me e shitë 7 mijë euro për ari; Terminale për të fortët e partisë e grupe të interesit; Terminale për djemtë e kryetarit”, thuhet në reagimin e VV-së.

You may also like