MASH-i: Dhjetë komuna kanë plane të gatshme për optimizimin e shkollave

by admin
Spread the love

Planin për optimizimin e rrjetit të shkollave tashmë e kanë përgatitur 10 komuna, ndërsa  procesi vazhdon në 22 komuna, ka bërë të ditur ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në seancën e sotme të Këshillit Drejtues së BNJVL-së.

Sipas saj,  vetëqeverisjet lokale e kuptojnë dhe e përkrahin optimizimin, i cili është gjithashtu “përgjigje edhe ndaj kërkesave të tyre dhe përkushtimeve të BNJVL-së për ndarjen më objektive të bllok-dotacioneve”.

Siç bëri të ditur MASH-i, ministrja ka theksuar se qëllimi kryesor i ndryshimeve që i bëjnë është përmirësimi i cilësisë së arsimit.

“Ndërtimi i arsimit përkatës dhe efikas që do t’u mundësojë nxënësve të fitojnë njohuri dhe aftësi të dobishme për zhvillimin personal dhe profesional si dhe për zhvillimin e vendit. Potencuam se kemi rritur mjetet buxhetore dhe se në vitin 2025 do të ketë buxhet më të madh për arsimin deri më tani, ndërsa tendencë të këtillë do të ketë edhe gjatë viteve të ardhëshme. Mirëpo, paratë e qytetarëve duhet t’i shpenzojmë në mënyrë racionale dhe efektive. Këtë e arrijmë me pro-cesin e optimizimit të rrjetit shkollor, të cilin e kemi filluar me shkollat fillore”, theksoi Janevska.

MASH-i në kumtesë thekson se optimizimi mundëson shfrytëzimin më të mirë të burimeve financiare dhe njerëzore në arsim, ndërsa nga ana tjetër, mësimdhënie më të mirë dhe arritje më të mira të nxënësve.

UNICEF-i dhe Banka Botërore mbështesin zbatimin e planeve lokale të optimizimit, të përpiluara në konsultim me nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit nëpër shkolla.

“Janevska theksoi se optimizimi i rrjetit të shkollave realizohet me shumë kujdes, në bash-këpunim me të gjitha palët e interesuara përkatëse, për t’u siguruar nxënësve kushte më të mira të mundshme për arsim, mësimdhënësit të angazhohen me fond të plotë ndërsa për vetëqeveris-jet lokale shpërndarje të drejtë dhe efikase të mjeteve buxhetore.  Duke falënderuar vetëqeverisjet lokale për bashkëpunimin e mirë, Janevska i uroi punë të suksesshme grupit të ri të komunave të cilët fillojnë me përgatitjen e planeve optimizuese, duke i udhëzuar që të shfrytëzojnë përvojat e komunave që tashmë i kanë përfunduar, por edhe të mbajnë komunikim të rregullt me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, e cila është këtu për mbështetje” informon MASH-i.

MARKETING

>



You may also like