Marrëdhëniet e tensionuara mes Realit dhe Barcelonës, nuk ka drekë presidentësh para Klasikes

by admin
Spread the love

Marrëdhëniet e tensionuara mes Realit të Madridit dhe Barcelonës, që janë përkeqësuar me rastin “Negreira”, vazhdojnë të reflektohen. Kjo është dhe arsyeja për se para Klasikes së nesërme nuk do të ketë një drekë mes drejtuesve të të dy klubeve.

Zakonisht, këto janë dreka institucionale kortezie, por Perez dhe Laporta ende nuk i kanë ulur tensionet mes tyre. Reali bën fajtore Barcelonën në rastin “Negreira” për pagesa nën dorë për gjyqtarët.

Ndërkohë, që klubi blaugrana nga ana vet nënvizon se pas akuzave të ngritura nga gjykata spanjolle qëndron pikërisht klubi i drejtuar nga Florentino Perez. Sipas “Marca”-s, raportet nuk janë plotësisht të ngrira, por ka një distancë të madhe dhe ftohtësi institucionale.

>

PANORAMASPORT.AL

You may also like