Marota është gati për goditjen e radhës, planifikon t’i vjedhë Juventusit edhe…

by admin
Spread the love

Bepe Marota është kthyer nga arkitekti i Juventusit të pandalshëm, në një nga personat që po mundohet në çdo mënyrë të mbajë bardhezinjtë larg kthimit përsëri në majë. Tashmë si një nga drejtuesit më të lartë të Interit prej vitesh, ai ka festuar dy tituj kampion me zikaltrit, të siguruar edhe duke arritur marrëveshje me lojtarë të cilët synoheshin nga bardhezinjtë.

Por lëvizja e tij e fundit mund të dëmtoj direkt klubin torinez, pasi Marota po mendon të “peshkojë” në radhët e tij. Jo një futbollist, por një nga drejtuesit që vlerësohen shumë në radhët e Juventusit.,

Marota ka siguruar që tani kalimin e menaxherit të marketingut Xhorxho Riçi nga klubi torinez, te ai milanez. Por ndërkohë, ka nisur kontaktet edhe me Françesko Kalvon, një nga drejtuesit më të lartë të bardhezinjve, që mbulon të ardhurat dhe marrëdhëniet institucionale. Mendohet se mes palëve ka kontakte të vazhdueshme dhe një lëvizje e Kalvo drejt Interit mund të bëhet shpejt realitet.

>

PANORAMASPORT.AL

You may also like