Tekniku nga Portugalia, Ruben Amorim edhe zyrtarisht është trajner i skuadrës së Manchester Unitedit.
Ekipi nga Premier League, të premten e ka zyrtarizuar Amorimin, i cili në këtë post zëvendëson holandezin Erik ten Hag të shkarkuar ditë më parë.
Amorim ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2027 me klubin anglez, të cilit i është bashkuar nga Sportingu i Lisbonës, ekip me të cilin ka fituar dy tituj kampioni të Portugalisë.
Në fakt, Manchester Unitedi ka paguar 11 milionë euro dëmshpërblim për t’ia shkëputur kontratën trajnerit Amorim me skuadrën portugeze.
Amorim zyrtarisht do ta nis punën e tij te Manchester Unitedi më 11 nëntor, ndërsa deri atëherë trajner i përkohshëm do të jetë Ruud van Nistelrooy.
Portugezi 39-vjeçar do të debutoj në krye të Unitedit më datën 24 nëntor, në ndeshjen kampionale ndaj Ipswich Town.